Një automjet tip “Pezho” që u dogj mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Elbasan-Tiranë kishte drejtues shtetasin Kristi Bardhi. Policia njofton se automjeti ka qenë në lëvizje e sipër kur ka rënë zjárri.
Në vendngjarje mbërritën menjëhrë grupi hetimor dhe zjárrfikësja dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkèndije elektrike. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lèndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjárrit në automjet.
Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se familja e shoferit ka një servis makinash.(A.M/Faxweb.al)