21:23 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Më ka hyrë një hekur, jo plumb’, Ardian Çapja kyç gojën me grupin e hetimit, shoqërohen më shumë se 20 persona

09:45 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lúfta e Ardian Çapjas me jetën pas átentatit, spítali i Traumës “blíndohet” nga forca sigurie (FOTO)

Detaje të reja mësohen nga hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit për atentatin ndaj Ardian Çapjas, që u krye gjatë paradites së djeshme në zonën e Krastës në Elbasan. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se derimë tani janë shoqëruar 20 persona, që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka një të dyshuar kryesor për porositjen e tij.

Mes të shoqëruarve janë edhe persona kundërshtarë të fisit Çapja, por edhe familjarë të tij të cilët po merren në pyetje, për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen. Pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo e larjes së hesapeve të vjetra, ndërkohë që burime zyrare nga prokuroria bëjnë me dije se policia ende nuk e ka dorëzuar dosjen e plotë.

“Paraprakisht dihet që i dëmturi është qëlluar me një snaiper nga Krasta, kështu që besoj se pista kryesore e hetimeve do jetë lidhja me ngjarjet e mëparshme”, bëjnë me dije burimet e prokurorisë.

Ndërkohë që vetë Çapja ka dhënë dëshminë e tij një ditë plagosjes, ku ka mohuar sërish që të jetë qëlluar më armë, ndërsa para grupit hetimor ka thënë se është rrëzuar në banesë dhe se në shpatull ka pasur një hekur dhe jo plumb. ”Nuk më vret njeri në shtëpinë time, u rrëzova dhe më ka hyrë një hekur në shpatulla”, thotë Çapja.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme vazhdimisht familja Çapja ka tentuar që të fshehë ngjarjen duke e paraqitur atë si një inicident në banesë. Ndërkohë që faktet tregojnë se ngjarja ka qenë e planifikuar në detaje, dhe autorët dyshohet të kenë qenë profesionistë dhe të jenë paguar për atentatin, pasi si arma e përdorur si largësia në të cilën është gjuatur tregojnë se investimi për të hequr qafe Çapjan ka qenë shumë i madh.

Ky është atentati i tretë nga i cili shpëton Çapja, që së bashku me fisin e tij akuzohen për disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin e Elbasanit, por që deri tani ia kanë hedhur paq drejtësisë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Dhùnoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, bie në pránga 41-vjeçari nga Berati

Para

Dalin detaje për ánkesat e sùlmeve të pòlicisë, árrestuan edhe fëmijë që luanin me shkop apo mbanin çantë shpine

Para
Dalin detaje për ánkesat e sùlmeve të pòlicisë, árrestuan edhe fëmijë që luanin me shkop apo mbanin çantë shpine

Dalin detaje për ánkesat e sùlmeve të pòlicisë, árrestuan edhe fëmijë që luanin me shkop apo mbanin çantë shpine

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.