01:15 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përsëritet historia, Everest Çaka ekzekutohet në sy të gruas në të njëjtën mënyrë si familja e “Nel Çamit” ( E PLOTË)

21:29 | 11/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
(FOTO) U ekzekutua në sy të gruas, ky është çifti Everest dhe Silvana Çakaj që ju bë atentat në Elbasan

Everest alias Ibrahim Çaka, ka qënë i dyshuar për vrasjen e shoferit të autobuzit Gëzim Alikaj, ngjarje e ndodhur tek zona e Doganës në Elbasan.

Disa vite pas vrasjes së Gëzimit, është vrarë Florenc Alikaj ose  “Lenc Kokëmadhi”, i cili sapo kishte dalë nga burgu në Spanjë ku ishte dënuar për trafik droge.

Çaka 12 vite më parë ka humbur vëllain e tij në Spanjë që njihej në Elbasan me nofkën Noçe, dhe për këtë vrasje dyshohet se është autor “Nel Çami”. Si kundërpërgjigje të vrasjes së Noçes, qëllohet me armë dhe plagoset Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”.

Njëherësh Everest Çaka, është dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë, e ndodhur në mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti .Këta të fundit ishin vëllezërit dhe babai i “Nel Çamit.”

Vrasja e dy djemve dhe babait të tyre është kryer në sy të Myzejen Qoses, bashkëshortes së Pëllumbit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen dhe në ikje e sipër autori është përleshur me Myzejenin, duke e qëlluar me një plumb afër syrit, por fatmirëisht gruaja ka shpëtuar.

Për këtë ngjarje kriminale ku u asgjësua plotësisht familja Mahmuti, policia e Elbasanit vuri në dispozicion plot 50 mijë dollarë shpërblim, për këdo që jepte informacion mbi autorët, por deri tani kjo nismë nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Në banesën Mahmutit, policia dhe prokuroria në 2011 kanë mundur të sigurojnë një profil ADN-je, në dorezën e derës hyrëse të shtëpisë, dhe ky profil besohet se i përket autorit të krimit, i cili ka vepruar i vetëm brenda në banesë.

Po ashtu në murin rrethues të shtëpisë (avlli) nga ka kapërcyer autori, për të hyrë në brendësi të shtëpisë, është sekuestruar dhe një kapele.

Sot pas 10 vitesh nga kjo ngjarje e rëndë ekzekutohet thuajse me të njëjtën dinamikë krimi dhe Everest alias Ibrahim Çaka, i cili është vrarë në sy të gruas së tij. Everest Çaka ishte dhe kushëriri i Arjan Spahiut i vrarë në nëntorin e 2020 në Molenbek të Belgjikës

Ndërkohë në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë të martë, pista kryesore ku policia po heton është ajo e hakmarrjes.

(R.G/Faxweb.al)

Pas

“Është mbesa ime realisht”, Nora Malaj tregon për herë të parë lidhjen me këngëtaren e njohur shqiptare

Para

‘Çmendet’ shoferi në Durrës, makina me shpejtësi të lartë godet disa makina në lëvizje

Para
‘Çmendet’ shoferi në Durrës, makina me shpejtësi të lartë godet disa makina në lëvizje

'Çmendet' shoferi në Durrës, makina me shpejtësi të lartë godet disa makina në lëvizje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.