00:53 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i oficerit të policisë në Lezhë: Efektivët lëviznin me makinë pa fenelina, sapo kishin asgjesuar mbi 100 rrënjë kanabis

15:48 | 28/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje të reja nga ekzekutimi i oficerit të policisë në Lezhë: Efektivët lëviznin me makinë pa fenelina, sapo kishin asgjesuar mbi 100 rrënjë kanabis

Fax News ka mësuar detaje të reja për sa i përket ekzekutimit me plumb në zemër të oficerit të policisë kriminale në Lezhë, Saimir Hoxha.

Gazetari i Fax News Elvis Myrta thotë se policia sapo kishte finalizuar me sukses një operacion anti-drogë në Lezhë, aty ku ishin asgjesuar rreth 110 rrënjë lëndë narkotike.

Më pas, tre nga efektivët i janë afruar me makinë pa fenelina një makine të dyshimte, ku ishte autori i ngjarjes.

Hoxha ka zbritur nga makina dhe i është afruar autorit, i cili nuk ka qenë i shoqeruar por ka qenë i vetëm në makinë, në sediljen e shoferit. Dyshohet se oficeri është qëlluar pa paralajmërim dhe se kolegët nuk kanë mundur të reagojnë pasi kanë shkuar në ndihmë të kolegut.

“Ka përfunduar një aksion anti kanabis ku jane asgjesuar mbi 100 bimë narkotike. Më pas kanë qenë 3 oficerë policie me makinë pa fenelina policia. Tre efektivët kanë konstatuar automjetin ku ndodhej 21 vjeçari. Pasi e kanë ndaluar, efektivi Hoxha është afruar dhe 21 vjeçari e ka qëlluar. Dy efektivët nuk kanë pasur mundësi të reagojnë sepse po i jepnin ndihmën e shpejtë kolegut. Autori ka qenë shofer dhe ka qenë i vetëm në makinën e tij. Nga komunikimet që kam pasur, janë të paktën 4 qarqe ku po bëhen kontrolle intensive, qarku Durrës, Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës. FNSH ka ngritur pika kontrolli në këto qarqe dhe pothuajse po ndalohet çdo makinë. Kanë ndaluar automjetin dhe autori ka qëlluar direkt pa asnjë lloj reagimi. Kanabizimit të Shqipërisë duhet t’i vijë fundi. Nuk duhet të kemi më vitkima, sidomos nga radhët e policisë. Jugu nuk ka më parcela por tashmë kemi veriun që është kanabzuar shumë. Kemi një dëshmor atdheu, se Hoxha padyshim do shpallet dëshmor. Kemi dy fëmijë jetimë. Kemi shumë dëme nga ky fenomen i përhapur”, tha gazetari Myrta.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Jep dorëheqjen drejtori i Sanatoriumit në Tiranë, ja kush komandohet në vend të tij (EMRI)

Para

Ekzekutoi Saimir Hoxhën me plumb në zemër, reagon Policia: Aldi Rama në gjendje të rëndë (VIDEO)

Para
Ekzekutoi Saimir Hoxhën me plumb në zemër, reagon Policia: Aldi Rama në gjendje të rëndë (VIDEO)

Ekzekutoi Saimir Hoxhën me plumb në zemër, reagon Policia: Aldi Rama në gjendje të rëndë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.