11:10 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia jep detaje nga aksidenti tragjik që u mori jetën dy vajzave nga Shkodra, arreston shoferin, si është gjendja e të plagosurave

09:38 | 14/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto/ Manovrat e të dehurit me shpejtësi skëterrë u morën jetën, kush është 21-vjeçarja që vdiq në vend, e plagosur edhe vajza e gazetarit të RTSH-së

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku dy vajza nga Shkodra humbën jetën dhe dy të tjera mbetën të plagosura.

Dy vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garuja, 19 vjeç dhe Zheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërkohë që në spital ndodhen Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, që sipas Policisë ndodhen tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i mjetit Behar Pema ka qenë në gjendje të dehur sipas njoftimit të Policisë. Njëra nga vajzat e plagosura, Nervida Garunja motra e viktimës, Lusinda Garunja ka rrëfyer në lidhje me aksidentin, se 58-vjeçari që drejtonte mjetin që shkaktoi ngjarjen, po bënte manovra të rrezikshme.

Dy viktimat nga aksidenti tragjik ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme. Punonjësve të zjarrfikëses u janë dashur disa minuta për xjerrjen e vajzave nga makina duke përdorur mjetet prerëse.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me informacionin e dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, ku shtetasi B. P., 58 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. D., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.P., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Nis keq viti i ri shkollor, prindërit i marrin mbrapsht në shtëpi fëmijët, ja arsyeja

Para

Mediat greke zbulojnë agjendën/ Pakti detar në tryezën e takimit Rama- Mitsotakis

Para
Zbardhet takimi mes Ramës dhe Mitsotakis, çfarë i tha homologu grek për minoritetin dhe patentat

Mediat greke zbulojnë agjendën/ Pakti detar në tryezën e takimit Rama- Mitsotakis

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.