Një 50-vjeçar i identifikuar si Ahmet Toska është gjetur i vrárë nga árma e zjárrit mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Pòlicia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ku autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa në zonë janë ngritur disa pika kòntrolli, për të bërë të mundur kapjen e tij.
Burime bëjnë me dije se Toska ka qenë pa precedentë të mëparshëm, dhe njihej prej të gjithëve si një njeri i qetë dhe punëtor. Ai është qëlluar në kokë me pistoletë, teksa kishte dalë nga banesa dhe po ecte pranë një shkolle.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Toska ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, të cilën në atë orar e përcillte çdo ditë për në punë. Burimet bëjnë me dije për Faxweb.al se ajo e ka parë të gjithë skenën, ndërsa në lagje janë dëgjuar të ulëritura. Mësohet se autori e ka qëlluar Toskën nga një distancë mjaft e afërt.
Njoftimi i Pòlicisë:
Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrárë në rrugë me ármë zjárri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Pòlicisë Fier dhe FNSH Fier.
(E.K/Faxweb.al)