Një filial i Postës Shqiptare ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm, në zonën e Babrrusë.
Burime për Fax News bëjnë me dije se dy personat që kanë kryer grabitjen ka dyshime të jenë të mitur.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ata duken të qarkullonin me biçikleta. Të rinjtë janë futur në filialin e postës duke u maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur dhe me shall apo golf dhe kanë marrë rreth 200.00o leke të reja, ose dy milionë të vjetra dhe janë larguar në drejtim të Alliasit.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëhere në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e tyre. Janë sekuestruar kamerat përgjatë rrugës që kanë lëvizur dhe vijon ndjekja e kontrolli për kapjen e tyre.
Nuk dihet ende nëse dy të miturit kanë qenë apo jo të armatosur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.