Ka ndryshuar dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Astir, ku kanë mbetur të vdekura dy motra. Burime bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Lisi Myrta, se autori i ngjarjes është një shtetas 59-vjecar, i cili kishte lidhje me njërën prej grave të vrara me të cilën bashkëjetonte prej disa kohësh.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është bërë refuzimi i njërës prej viktimave për të vazhduar lidhjen me autorin.
Fillimisht u tha se ishte djali ai që kishte qëlluar me armë nënën e tij, por me kalimin e minutave ngjarja është qartësuar, dhe bëhet me dije se kemi të bëjmë me dy viktima. Autori mësohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa derimë tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për rastin nga ana e Policisë.
Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Fax News, në vendngjarje ndodhen ende shumë forca policie, që po vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë rrugës “Bajram Dushi”.
(E.K/Faxweb.al)