Ashtu siç e paralajmëroi mëngjesin e sotëm dhe Faxweb.al, forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar sot një superaksion në qytetin e Elbasanit, ku janë kryer dhe disa shoqërime në mesin e anëtarëve të fisit Çapja.
Ndërkohë që burime për Faxweb,al bëjnë me dije se janë 50 persona të shoqëruar, ku të paktën për 7 prej tyre pritet arrestimi. Mes të shoqëruarve janë nga fisi Capja. Kontrollet janë kryer vetëm nga forcat e ardhur nga Tirana në mënyrë që të mos dekonspirohej si aksion sikurse ka ndodhur me herët.
Një prej të shoqëruarve është dhe Ardjan Çapja, por të cilit më pas nuk i është prerë urdhërarrest, ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate.
Capja është person me precendet pasi dyshohet se kasulmuar policinë, që e vzhgonte disa vite më parë. Asokohe ai do të arrestohej bashkë me Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën, por më pas është lënë i lirë.
Ardian Capja është vëllai i Sokol Capja, që u ekzekutua në vitin 2005. Si pasojë e përplasjes dhe hasmërisë mes fisit Çapja dhe Mema në dekadën e fundit në Elbasan janë shënuar shumë viktima nga të dy palët, ndërsa shumë ngjarje janë ende pa autorë.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se ky aksion lidhet me një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë në godinën e Bashkisë së Elbasanit, ku një person u pikas duke kryer veprime të dyshimta. Ai nuk iu bind urdhërave të policisë, të cilët u detyruan që të qëllonin më pas në ajër. (lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)