Policia ende nuk e ka përcaktuar saktësisht vendin ku ka ndodhur plagosja dhe është në kërkim të informacionit për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Sipas burimeve, 15-vjeçari është kthyer i plagosur në banesë, pa dhënë detaje mbi atë që kishte ndodhur.
Pas mbërritjes në shtëpi, i ati, i alarmuar nga gjendja e tij, e ka dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Deri më tani, i mituri nuk ka treguar se ku dhe si ka marrë plagën, duke e bërë më të vështirë hetimin e çështjes.
Policia po vijon punën për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm të sulmit.