Një vajzë ka mbetur e plagosur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.
Burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar të riun që ka qëlluar më armë zjarri ndaj saj në mes të lokalit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu ka hedhur dhe një granatë në lokalin ku ndodhi plagosja.
E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ndërkohë që gjendja e saj paraqitet e qendrueshme.
Gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj, e cila po raporton në këto momente nga vendngjarja, zbulon dhe dinamikën e kësaj plagosje.
Fillimisht i riu ka qenë i ulur i vetëm në kafe, ndërkohë që menjëherë pas mbërritjes së vajzës, ka nisur dhe konflikti mes tyre.
Ai e ka tërhequr atë për disa metra zvarrë dhe më pas e ka qëlluar me armë.
“Është një vajzë rreth 23 vjeçare e plagosur, autori është aktualisht i arestuar”, tha drejtori i policisë së Vlorës, i cili është në vendin e ngjarjes.
Policia ka rrethuar zonën dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post