Janë zbardhur të tjera detaje nga rrjeti i prostitucionit që drejtohej nga 37-vjecari Gentian Gaxha i cili u arrestua sot nga policia e Durrësit. Sipas një portal online 3 vajzat me iniciale S.P, B.A, K.XH nga 17-vjeç shfrytëzoheshin si prostituta nga Gaxha në Durrës, Burrel dhe Kuçovë. Sipas hetimeve ka qënë një grua ajo e cila i ka rekrutuar vajzat që më pas i janë dorëzuar tutorit Gaxha.
Mësohet se adoleshentet ishin strehuar në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës dhe se pagesat për çdo shërbim shkonin jo më pak se 100 euro. Sipas policsë dyshohet se është një rrejt i gjerë që merret me trafikimin prostitucioni në vend. Ky rrjet u zbulua falë denoncimit të një nëne nga Durrësi. Ajo denoncoi në polici largimin e dy vajzave nga banesa e tyre. (J.V/Shuplaka)