23:39 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje të reja nga Shkodra/ Policia arrin të zbulojë motorin që digjet por jo autorët (Video)

13:20 | 14/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje të reja nga Shkodra/ Policia arrin të zbulojë motorin që digjet por jo autorët (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Fatos Ferracaku, 40-vjeç dhe u plagos Fatmir Meaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ka qenë dhëndërr i personit që ka mbetur i plagosur, dhe i afërm me biznesmenin Arjan Ferracaku, të cilit iu bë atentat në datën 1 shtator në zonën e Livadhes në Shkodër, teksa ishte duke kalëruar me disa miq të tij. Ferracaku ka marë një plumb në kokë, ndërsa Meaj është plagosur në këmbë.

Fatos Ferracaku tregtonte peshk në markatën në lagjen rus, dhe dyshohet se ka qenë objektiv i këtij atentati.

Mësohet se dy persona kanë qenë autorë të ngjarjes, të cilët udhëtonin me një motor, mjet i cili u dogj më pas në zonën e Livadhes. Në videon e mëposhtme shihet dhe motori i djegur, nga i cili del ende tym, çka tregon se policia është vënë shpejt në gjurmët e tij, po jo të autorëve.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në disa nga lagjet e qytetit. FNSH ka mbërritur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku po bëhen kontrolle.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(E.K/FAXWEB.AL) 

 

Pas

Dënimi i Emiljano Shullazit, reagon ambasadorja gjermane: Ja çfarë presim më tej nga drejtësia shqiptare

Para

Fatmir Meaj ndërhyri për ta shpëtuar, si ndodhi vrasja mafioze e Fatos Ferracakut në ‘Rus’ (DETAJE TE REJA)

Para
E fundit/ Terror në Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur në mes të tregut. Çfarë thonë dëshmitarët (Emrat)

Fatmir Meaj ndërhyri për ta shpëtuar, si ndodhi vrasja mafioze e Fatos Ferracakut në 'Rus' (DETAJE TE REJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.