Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku pasi një person ka sulmuar një autobus me armë zjarri, tre persona kanë mbetur të vdekur.
Express mëson i vrarë ka mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, vajzë e djalë. Mësohet se djali është 17-vjeçar.
Ngjarja rendohet me tej, pasi mesohet se dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje kritike per jeten. Policia e Kosovës në Pejë tha se autobusi ishte nisur nga Gjakova për ne Deçan.
Ende nuk dihet cila ka qene arsyeja, por nje ngjarje teper tragjike tronditi mbremjen e sotme qytetin e Deçanit, pasi disa persona, kane sulmuar me breshëri Kallashnikovi nje autobus me nxënës.
(E.H/Faxweb.al)