Të tjera detaje janë zbardhur nga vdekja e 33-vjeçares në spitalin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të 9 janarit. Romina Myftiu u shfaq në spital me shenja gripi, por pasi mori mjekimin dhe u konstatua një paralizë faciale, u dërgua në shtëpi.
Mirëpo nëna e një vajze 8-vjeçare, u paraqit sërish në spital ditën tjetër, këtë herë në një gjendje edhe më të rënduar. Romina u shtrua menjëherë në reanimacion, por gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë në mënyrë të shpejtë, çka pengoi që mjekët të përcaktonin se nga çfarë vuante.
Mjekët dyshojnë se gjendja e saj e rënduar shëndetësore ka ardhur për shkak të një bakteri, ndërsa mostrat e gjakut të 33-vjeçares që punonte si arkëtare në një nga sportelet e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës pranë lagjes 11 të qytetit, janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë nga pritet dhe përgjigjja për të kuptuar shkakun e vdekjes së saj.
Ndërkohë në banesën e saj është bërë dezinfektimi dhe asgjësimi i sendeve personale që mund të mbanin infeksionin, ndërsa kanë djegur edhe dyshekun ku ajo flinte.