Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën gjatë lindjes gruaja 35-vjeçare.
Policia bën me dije se gruaja nga Vlora e quajtur Argjiro Bashaj, kishte rreth një javë që ishte shtruar në maternitetin në qytetit.
Pavarësisht se zonja Bashaj ka ndërruar jetë ndërkohë që sillte në jetë beben, foshnja e saj ka shpëtuar për mrekulli dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen shkaqet mjeko-ligjore të vdekjes së gruas, mirëpo Prokuroria e Vlorës ka nisur një proces hetimor ndaj mjekëve, të cilët dyshohen për mjekim të pakujdesshëm.
Policia e Vlorës jep informacion paraprak:
Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(D.D/Shuplaka)