09:58 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçarit shqiptar në Gjermani/ Autori kishte njohje të mëparshme me të, ja përse e qëlloi me armë

15:24 | 06/06/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçarit shqiptar në Gjermani/ Autori kishte njohje të mëparshme me të, ja përse e qëlloi me armë

Të enjten në Hanover të Gjermanisë nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë 30-vjeçari Armin Neziri. I dyshuari Rinor Z. ndodhet ende në arrati, ndërkaq sipas mediave gjermane, avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij do të dorëzohet së shpejti në polici, raporton Express.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Hanover të Gjermanisë. 30-vjeçari nga Kosova u qëllua për vdekje nga një tjetër, po ashtu shqiptar i Kosovës.

Viktima Armin Neziri, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij “Porsche Cayenne.”

Mediat gjermane shkruajnë se avokati i të dyshuarit ka deklaruar se klienti i tij do të përballet së shpejti me policinë.

“Pas të shtënave fatale mbi një burrë në Hanover të enjten pasdite, autori i dyshuar i veprës është ende në arrati. Sipas deklaratave të avokatit të tij Fritz Ëillig, i dyshuari dëshiron të përballet me policinë së shpejti. Këshilltari ligjor i të arratisurit gjithashtu raportoi se klienti i tij mori armën nga frika ditën në fjalë. Siç raportoi Ëillig te “Neue Presse” (NP) të shtunën, takimi në mes viktimës dhe dorasit ishte një “takim thjesht i rastësishëm në një kryqëzim trafiku””, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Express.

Tutje sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, thuhet se viktima ka ndalur veturën e tij (Porche) e pas veturës së dorasit (Mercedes) dhe se ka dalë n thyer xhamat e Mercedesit me shkop bejsbolli.

Tutje, sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes thuhet se viktima ka parkuar Porche-në e tij pas Mercedesit të dorasit, e më pas ka dalë nga vetura dhe ka thyer xhamat e veturës. Pas kësaj, Rinor Z. ka shtënë me armë zjarri ndaj Armin Nezirit.

“Sipas deklaratave të dëshmitarëve, Porsche e zezë (e viktimës) u ndal pas Mercedesit të bardhë në Arndtstrasse. Thuhet se një burrë ka dalë nga Porsche dhe ka thyer xhamat anësorë dhe para me një shkop bejsbolli. I dyshuari më pas kapi një armë nga frika dhe qëlloi”, shkruajnë mediat gjermane.

Sipas avokatit të tij, dorasi Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin mediat gjermane shkruajnë se ka qenë i përfshirë në trafikim droge dhe krime seksuale.

Ndërsa sipas avokatit të dorasit, klienti i tij ndjehej i kërcënuar nga Neziri, të cilin thuhet se e kishte raportuar më parë për një sherr.

Qysh në mëngjesin e së shtunës, “Hannoversche Allgemeine Zeitung” (HAZ) raportoi se viktima ishte i njohur tashmë për policinë si një shkelës intensiv qysh si fëmijë.

Kush është Armin Neziri?

Më 22 mars të vitit 2017, në Andreas-Hermes-Platz një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri.

Viktima ishte një 25-vjeçar nga Maqedonia, ndërkaq dorasi ishte Armin Neziri.

Mediat gjermane kanë raportuar se Neziri i cili ishte plagosur nga disa goditje me thikë, e kishte qëlluar 25-vjeçarin për vetëmbrojtje.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Armin Nezirit lidhet me incidentin e vitit 2017, ndërkaq hetimet për këtë rast po vazhdojnë ende.

Pas

Simeone pritet të rinovojë kontratën deri në 2024, kërkon që Atletico të nënshkruajë me futbollistin e Interit

Para

(VIDEO) Rradhë kilometrike në Vlorë, makinat në pritje për orë të tëra, shkak është bërë numri i lartë i automjeteve që kthehen nga jugu dhe bllokimi i njërës korsi

Para
(VIDEO) Rradhë kilometrike në Vlorë, makinat në pritje për orë të tëra, shkak është bërë numri i lartë i automjeteve që kthehen nga jugu dhe bllokimi i njërës korsi

(VIDEO) Rradhë kilometrike në Vlorë, makinat në pritje për orë të tëra, shkak është bërë numri i lartë i automjeteve që kthehen nga jugu dhe bllokimi i njërës korsi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anulohen dhe shtyhen fluturimet në Lindjen e Mesme pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit

“Tel Avivi na ka informuar për sulmin ndaj Iranit”, Trump: SHBA nuk u përfshi, jemi të gatshëm të mbrojmë Izraelin dhe veten

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret në SPAK për të dëshmuar

Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin! Në kërkim bashkëpunëtori i saj

Vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyqin për kopshtarin: S’dua të pyetem, s’kam çfarë të them

Anija më e madhe e luftës në Korenë e Veriut kthehet në det, Kim Jong Un paralajmëron armiqtë

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.