Zbulohen të tjera detaje mbi vrasjen në Devoll të Korçës, ku Zarif Alliu u masakrua për vdekje për shkak të pazareve të drogës.
Sipas Prokurorisë, njoftimi për sherrin u bë nga fshatarë të zonës ku kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë.
Mësohet se Tola, pasi është telefouar nga Mendari i është kërkuar të shkonte në fshatin Brançanj se dhe taksinë që do merrte do ja paguante ai. Ka marrë taksi në qytetin e Bilishtit dhe është nisur në drejtim të fshatit Braçanj.
Ai tregon në polici se Taksia kushtonte 1500 lekë, dhe në momentin që është afruar në fshat nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit në rruga që njihet si rruga e varrezave rreth 20 metra pa hyrë në fshat.
Në momentin kur ai ka ndaluar në një magazinë afër fshatit, një person i ka dalë përpara. Siç raporton një e përditshme shqiptare, ai i ka kërkuar Danielit të largohet 100 metra nga makina, ka shkuar dhe të paguajë taksinë dhe më pas e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave.
Atje ai ka parë disa persona në errësirë dhe të shtrirë dhe të dëmtuar, Zarif Alliu dhe Mendar Burnazin, ku i është kërkuar nga personat e tjerë që ti merrte të dëmtuarit të kujdesej për ta dhe më pas autorët janë larguar nga fshati duke i lënë atje.
Më pas kanë kërkuar ndihmën e familjarëve në banesat aty pranë. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan gjurmë biologjike të freskëta njollash të kuqërreta si ato të gjakut, bisht cigare dhe pjesë sendet të forta me njolla të kuqërremta si ato të gjakut (copa druri). Dy bidona plastikë të vëlimeve 0.5 litër dhe 1. litër ku nga përpunimi në kushte laboratorike u përftua një gjurmë papilare gishti për të cilën u bënë vendimet daktiloskopike përkatëse.
I dëmtuari Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportuan në spitalin civil Korçë dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha shtetasi Zarif Alliu ka ndërruar jetë në orën 06.40 minuta.
Nga të dhënat e paa të administruara në lidhje me hetimin rezulton se shtetasit e dëmtuar Viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transpotit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të devollit i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje.
Ku në deklarimin e mëvonshëm marrë nga i dëmtuari mendar Burmazi mësojmë se viktima kishte patur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barare por më shumë mbi Zarifinin pasi inati dhe problemi ishte me Zarifinin ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifikon si « dajo » jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e mesme ose e veriut në një shumë prej 12 000 euro për transport të lëndëve narkotike. (D.D/Shuplaka)