Një 91-vjeçar, i identifikuar si Seri Petanaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku jertonte i vetëm. Trupi i tij është gjetur me shenja dhùne dhe dyshohet që të jetë vrárë me mjete prérëse.
Mbetet ende e paqartë se përse i kanë marrë jetën 91-vjecarit, ndërsa në njoftimin paraprak, policia bën me dije se trupi është transportuar në mórg për ekspertizë mjeko-lígjore, ndërkohë që është ngritur një grup hetimor për të mësuar rrethanat e ngjarjes.
Informacion paraprak: Vlorë/ Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.
Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.