Detaje të reja janë zbuluar nga atentati që ndodhi pasditen e sotme në Rrëshen ku u ekzekutua me armë zjarri Anton Keli, i cili ishte i afërm i Tonin Gjinit dhe Preng Gjinit.
Bëhet me dije se Anton Keli është qëlluar sapo ka dalë nga makina teksa po shkonte në market, ndërkohë që brenda në makinë ka lënë gruan dhe dy fëmijët
Dyshohet se autoret e kanë ruajtur. Mësohet se Keli është djali i hallës së vëllezërve Preng dhe Armando Gjinit.
Ky i fundit i vrarë në një atentat me armë zjarri në 12 gusht 2019. Ndërsa Preng Gjinit iu bë atentat me tritol në shtator të këtij viti në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar.
Atentati asokohe u lidh me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ndërsa nuk dihet nëse edhe ngjarja e sotme lidhet me të.