Fax News bën me dije se në Korçë kanë dalë detaje te reja për sasinë e drogës të sekuestruar në një banesë në fshatin Bulgarec.
Paraditen e sotme, Policia e Korçës ka sekuestruar 686 kg kanabis sativa të fshehur në një banesë në fshatin Bulgarec.
Në shtëpinë e 45-vjeçarit Jetnor Gungo u gjetën 49 thasë të mbushur me bimë kannabisi. Mësohet se bimët ishin të thata dhe boçet nuk ishin ndarë nga degët.
Lënda narkotike, dyshohet se ishte magazinuar në shtëpite e 45-vjeçarit për t’u tharë. Dyshohet se droga është mbjelle disa muaj me parë në territorin e Qarkut të Korçës.
Bëhet me dije se droga kishte destination Greqinë.
(E.L/Faxweb)