Shefja e Shërbimit të Provës në Laç, Lindita Lelçaj është ndaluar ditën e sotme nga Polica e Lezhës, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion me dosjet e të dënuarve me shërbim prove. Burime nga prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije për Fax News se Lelçaj është vënë në pranga si e një operacioni nëpërmjet personave te infiltruar, me metoda proaktive.
Në një hark të shkurtër kohor, prokurorja e Kurbinit Arjola Preçi ka arritur të zbardhë korrupsionin e Lelçaj, e cila manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.
Gjatë momenteve të arrestimit, merrte sasi monetare nga i infiltruari i prokurorisë për të ndërhyrë në dosjet e të dënuarve. Burime bëjnë me dije se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur shkarkimin e saj.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia e Lezhës për këtë ndalim, ndonëse ka ndodhur paraditen e sotme..
Nuk është hera e parë që shefja e shërbimit të provës në Kurbin Lindita Lelçaj akuzohet për korrupsion. Edhe para disa kohësh është akuzuar për humbje të disa dosjeve të dënuarish, por nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj saj.