Burime për Fax News dhe Faxweb.al bëjnë me dije se kompleksi luksoz “Adorions Palace” është qèllùar dhe një javë më parë në të njëjtin vend. Kompleksi është i mbyllur prej kohësh, ndërsa të afërmit e Eugert Lazaj janë në Gjermani. Ndërkohë, aty qëndron vetëm një roje që punon për mirëmbajtje.á
Edhe javën e kaluar u qèllùa në orën 03:30 të natës, ndërsa ditën e sotme u qèllùa në 04:05. Pòlícia njoftoi se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
Kujtojmë se pronari i kompleksit, Eugert Lazaj kreu vetëvrásjè në vilën e tij para disa javësh me ármèn që u përdor në másákrën e Bllokut.
Pikërisht kjo armë, është kërkuar nga pòlícia dhe prokuroria e Tiranës, menjëherë pas masakrës, në lulishten rreth Piramidës dhe në Lanë, por nuk është arritur te gjendet.
Në 2018 kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër, Drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar kqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës dhe një pjesën e dy skarpateve të lumit Lanë, me shpresën e gjetjes së ármès, por pa rezultat.
Me pistòletën e gjetur në banesën e Lazaj në datën 30 korrik 2020, mbeti i vrárë Fabiol Gaxhaj, dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato në ish-Bllok.
Por dy vite pas kësaj ngjarje, pistòleta çuditërisht është gjetur nga pòlicia në banesën e bosit të kompleksit “Adorions Palace”, Eugert Lazaj. Ky i fundit në 30 korrik u konstatua nga familjarët i pajetë, në një nga dhomat e vilës së tij në Farkë, dhe shumë pranë trupit të Lazaj, pòlícia gjeti dhe një pistòletë tip “Glock”.
Sipas raportit mjeko-ligjor viktima, Lazaj kishte një vrimë hyrëse me puthitje në anën e djathtë të kokës dhe vrima e daljes në anën e majtë të kokës. Një tjetër dëmtim i lehtë pasqyrohet në gishtin e madh të dorës së djathtë, që besohet se mund të jetë shkaktuar nga mekanizmi lëvizës i shulit të armës, teksa ka kryer qitjen. Hetimet për këtë ngjarje që po drejtohen nga prokurori Etion Kapo, dhe oficerët e policisë së Tiranës, kanë zbuluar se arma që Lazaj ka përdorur për vetëvrásje, ishte pistòleta që është në másákrën e ish-bllokut.
Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe është ende e paqartë se si kjo armë ka përfunduar në dorë të biznesmenit Lazaj. Aq e paqartë është dhe vetëvrásjá e tij, brenda në vilën në Farkë. Një konkluzion i tillë është arritur të nxiret nga ekspertiza balistike të pistòletës, e cila u konfirmua të ishte e njëjta. Për të qënë më të bindur, tashmë policia ka kërkuar një ekspertim të dytë, ku do riekspertohen gèzhòjat e gjetura brenda ambjenteve të lokalit në ish-Bllok me gëzhòjën e gjetur në banesën e biznesmenit Eugert Lazaj.
I njëjti verifikim do të kryhet me predhat e qitura nga kjo ármè. Tashmë dy vite pas kësaj ngjarje, pròkuroria ka mbyllur hetimet, duke marë të pandehur biznesmenin Ervis Martinaj dhe mikun e tij, Elion Hato, për ákùzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit” dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit”. Ndërkohë çështja hetimore ndaj ish-komandos Marviol Bilo, Ervin Matës dhe tre personave të tjerë vijon të jetë ende nën hetim, ku pritet që shumë shpejt ata të meren të pandehur dhe dërgohen në gjykátë nga pròkuroria e Tiranës.
Discussion about this post