Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik” ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.
Burime për Fax Neës bëjnë me dije se para një jave Kastriot Myftaraj është diagnostikua me kancer, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Në momentin qe ka kryer aktin ka qenë me nënën e tij në banesë.
Ndërkohë grupi hetimor pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen pas marrjes në pyetje të të moshuarës nënës së gazetarit. Kjo e fundit ka qenë edhe dëshmitare okulare. Pasi ajo ishte në banesë kur Myftaraj ndërmori aktin e rëndë, madje ka qenë vet e moshuara që ka lajmëruar policinë.