Një 28-vjeçar i identifikuar si Mario Majollari është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë, dyshohet për hakmarrje, pasi babai i tij është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ai është ekzekutuar poshtë banesës së tij, në një zonë pa ndriçim. Sipas policisë viktima së bashku me një mik ka qenë duke ecur kur është qëlluar, dyshohet nga një makinë e cila më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Sipas informacioneve paraprake policia ka gjetur në vengjarje 3 gëzhoja pistolete. Gjithashtu është gjetur arma e krimit dhe po punohet për identifikimin e autorëve nëpërmjet shenjave të gishtërinjve, nëse kanë lënë gjurmë.
Mësohet se i riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte shkuar në vitin 2015 për të kërkuar azil, pasi sipas pretendimit të tij, ishte i kërcënuar për hakmarrje pasi babai i tij në vitin 2000 kishte ekzekutuar dy persona dhe po vuan në dënimin në një burg të sigurisë së lartë. (B.H/Faxweb)