Katër vetë mbetën të vdekur dhe 30 të plagosur pasi një automjet, u përplas në një turmë jashtë një restoranti në Münster, Gjermaninë perëndimore.
Mediat gjermane referuar policisë thanw se i dyshuari që sulmoi me furgon ka vrarë veten në vendngjarje.
Sipas BILD-it, sulmuesi është gjermani Jens R, 48 vjeçar.
Mësohet se sulmuesi nuk kishte të kaluar kriminale, por dyshohet se ka qenë i sëmurë mental.
“Aktualisht nuk ka asgjë që do ta lidhte rastin me islamizmin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Andreas Bode.
(B.H/Faxweb)