Prokuroria për Krimet e Rënda ka goditur një grup trafikantësh droge. Operacioni është kryer në disa qytete të Shqipërisë dhe në Itali.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese. Përveç të arrestuarve është kapur edhe një sasi e madhe kanabisi. Hetimet kanë nisur para disa muajsh. Ky grup trafikonte drogë me destinacion Turqinë. Grupi ishte i lidhur me trafikantin Met Kanani,i arrestuar në Turqi pasi akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokaina.
Burime për ‘Fax News’ thonë se grupi është hetuar prej 8 muajsh, nërsa numri i të arrestuarvë është 19, ku 5 janë vënë në pranga jashtë vendit.
Operacioni është kryer pas urdhrit të prokurores së Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj.
Policia pritet të dalë në një konferencë për të dhënë detajet. Operacioni është ndërmarrë në Tepelenë, Maliq dhe Gjirokastër.
(B.H/Faxweb)