Janë zbardhur detaje të reja nga djegia e automjetit mbrëmjen e kaluar në Korçë, teksa një shtetas ka humbur jetën.
Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit shtetasi Gjergji Babu, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka vënë vetë flakën automjetit.
Raposrtohet se 39-vjeçari ka marrë benzinë në një pikë karburanti, dhe më pas ka spërkatur makinën dhe veten. Nga flakët është djegur plotësisht mjeti dhe viktima.
Njoftimi i policise
Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se:
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
Informacioni paraprak
Më datë 19.10.2018, rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.
Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)