Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në rrethana ende të paqarta.
Viktima është një 28-vjeçar i identifikuar si Marjo Majallari, ndërsa autorët e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.
Dyshimet paraprake janë se pas ekzekutimit të Marjo Majallarit qëndrojnë motivet e hakmarrjes. Kjo pasi dyshohet se është i biri i Avni Majallari është një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
Në vitin 2014 sipas policisë, rreth orës 00:15, në rrugën “Ibrahim Brahja” në Tiranë, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është bërë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar Avni Xhemal Majallari, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Majallari ishte dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.
Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.
(M.Q/Faxweb)