Gjatë ditë së sotme një makinë është gjetur e djegur në Derven, në Fushë Krujë. Fax News raporton se brenda automjetit të djegur janë gjetur mbetje të një personi. Ndërkohë që është zbuluar se mjeti i përket shtetasit Xhevat Osmani nga Mitrovica.
Mjeti ka hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës para 5 ditësh. Nuk dihet nëse eshte viktima, pasi do jene analizat e AND-së që do e përcaktojnë identitetin.
Brenda automjetit të shkrumbuar tërësisht është gjetur një kufomë e cila dyshohet se është vrarë dhe pastaj është djegur së bashku me mjetin. Automjeti tip Volkswagen Turan është me targa të San Marinos. Paraprakisht raportohet se është një akt i mirorganizuar kriminal.
Njoftimi i policise:
Krujë.
Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)