Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë ku një vajzë 19-vjeçare është përdhunuar nga 6 persona.
Burime bëjnë me dije se ndaj dy prej të arrestuarve rëndon akuza e përdhunumit ndërsa ndaj katër të tjerëve ajo e ngacmimit.
Vajza ka qenë banuese në një fshat të Këlcyrës, ku mësohet se më herët djemtë e shantazhonin vajzën me video deri sa e përdhunuan.
Djemtë ka qenë nga qyteti i Këlcyrës, të moshave 17-18 vjeçare, ndërkohë që ka qenë vetë vajza ajo që ka denoncuar në polici për rastin.
Mësohet se vajza është përdhunuar mbrëmjen e djeshme në Këlcyrë, ndërkohë që ka dyshime se ajo ka pasur më herët lidhje intime me njërin nga djemtë, dhe më pas ka rënë pre e një rrjeti shantazhi.
Derimë tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për ngjarjen, dhe mbeten ende të pazbardhur emrat e autorëve të përdhunimit, ndërsa Faxweb.al ka siguruar emrin e vajzës, por për arsye etike ka zgjedhur që të mos e publikojë.
Discussion about this post