Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në mesnatë në një familje në zonën e Xhafzotaj të Durrësit ku 45-vjeçari, Lulzim Çoku vrau me thikë bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur.
Mësohet se pas ngjarjes, ai është nisur për t’u strehuar në Dibër por gjatë rrugës ka ndryshuar drejtim pasi me sa duket ka reflektuar mbi veprimin e bërë dhe është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Burrelit.
Ai kishte hipur në një makinë për t’u fshehur nga policia në zonën e tij të lindjes, por që rrugës ka ndryshuar mendje pasi është paraqitur në komisariat duke rrëfyer ngjarjen si dhe pranuar krimin.
Mësohet se Çoku ka treguar pendesë gjatë rrëfimit të tij madje ka treguar se ka tentuar disa herë edhe të vetëvritet, ndërsa arsyeja e krimit ka të bëjë me një konflikt për motive të dobëta me gruan e tij duke e goditur 3 herë me thikë dhe marrë jetën.
Lulzim Cuku, goditi për vdekje me thikë gruan e tij 33-vjeçaren Manjola Cuku, mbrëmë në mesnatë.
Policia njofton se autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.
Paraprakisht dyshohet se burri e ka goditur gruan pas një debati mes tyre, pasi kjo e fundit mësohet se i ka kthyer fjalën.
Bëhet me dije se të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.
45-vjeçari jetonte në Greqi dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit, ndërkohë që çifti ka edhe një vajzë 9 muajshe.
Bëhet me dije se familja kishte ardhur nga Peshkopia, për të jetuar në Xhafzotaj.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;
Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër.
Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.
Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.
Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbërrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)