Hetimet për Dafne Karuna Galicija, gazetarja malteze investigative që u ekzekutua me anë të një bombe që shpërtheu në makinën e saj, kanë nxjerrë të tjera detaje në pah. Kështu bomba që shpërtheu në makinën e saj, mund të jetë aktivizuar duke telefonuar nga një anije në brigjet vendit.
Kjo u bë e ditur nga hetuesi kryesore për këtë rast, Kit Arnaud, ndërsa gjykata ka gjetur provat e para kundër tre të dyshuarve për vrasje.
53 vjeçarja Karuna Galicija , e cila njihej si një luftëtare kundër korrupsionit në vend, u vra më 16 tetor pranë shtëpisë së saj në fshatin Bidni me anë të një shpërthimi me bombë që ishte vendosur në makinën e saj.
Ajo e drejtonte një blog të popullarizuar, në të cilin paraqiste rastet e korrupsionit të dyshuar të nivelit të lartë, duke i marrë në shënjestër politikanët nga të gjitha partitë politike. (B.H/Faxweb)