Një 64 –vjeçarë ka mbetur i vrarë ditën e sotme në Tiranë, pasi një person e ka qëlluar me armë silenciator.
Policia ka bërë të dikur se viktima është një 64-vjeçar, Memli Begalla, i cili banonte në afërsi të vendit të ngjarjes.
Fax News raporton se viktima është një biznesmen dhe u gjet i vrarë pranë zyrave të tij të biznesit në zonën e Ish Bllokut. Kemi të bëjmë me një biznesmen që zotëron dy kompani të mëdha të tregtimit të gomave në Yzberisht dhe Autostradë, Tiranë. Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruan se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.
Fax News raporton se viktima lëvizte me një makinë të marrë me qera.
Policia ka shoqëruar 5 persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit ndër të cilët janë dhe dy djemtë e viktimës.
Po punohet për sigurimin e provave të vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post