Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e kantinës së verës të ndodhur në fshatin Rrashbull të Durrësit. Flitet se maskat kanë arritur të grabisin 2 mijë euro dhe 3 milionë lekë që gjendeshin në kasafortën e kantinës.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se grabitja është në proces hetimi dhe konkretisht janë duke u verifikuar kamerat e sigurisë. Gjithashtu, Policia e Durrësit ka marrë në pyetje rojen e sigurisë.
Gjatë paradites së sotme, “Shuplaka” konfirmoi se kjo kantinë i përket familjes së ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili është edhe kandidati i LSI-së për deputet në Durrës.
Grabitja u shënua mëngjesin e sotëm ku tre persona të maskuar lidhën rojen dhe pasi grabitën kasafortën u larguan me një mjet furgon tip “Benz”.
(XH.A/SHUPLAKA)