I dënuari në burgun e Drenovës në Korçë i është gjetur një sasi kanabis. Ergys Rushitajt iu gjet 5 gr drogë, i cili ishte dënuar me 22 vite burg për vrasje, e kishte fshehur atë në trup.
Të dënuari për vrasje ka pasur takim me nënën e vet e cila është kontrolluar nga policët e shërbimit, por duket e kishte fshehur drogën në vend të sigurt. Gjatë takimit të tyre operatoret e kamerave kanë parë nenën t’i jap të birin dy qese.
Ndërkohë pas largimit të nënës, policë të sigurisë kanë hyrë në dhomën e të dënuarit për vrasje dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur qeset me lënden narkotike.
Po ashtu prokuroria e Korçës ka filluar hetimin ndaj nënës se të dënuarit me 22 vjet, i cili nuk njihet si përdorues i lëndëve narkotike. (S.Sh/Shuplaka)