Një vajze e mitur nga Fratari i Mallakastrës është bërë nënë tre ditë me parë në Fier. Tre ditë më parë, 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qendrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku, por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit.
Tani e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të mire, por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit, të cilët referuan ngjarjen në polici. Kjo e fundit ka shpallur në kërkim një 31 vjeçar nga Mallakastra, i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjës.
15-vjeçarja ka thënë në deklarimet e saj se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj me një shtetas dhe ka mbetur shtatzënë. Vajza është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga e ëma e cila ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së vajzës.
E mitura është trupvogël dhe foshnja e saj lindi 2.3 kg. Psikologë të komisariatit dhe maternitetit të Fierit po asistojnë qëndrimin dhe marrjen në pyetje të vajzës. E mitura u ka treguar fotot e 31 vjeçarit efektivëve të policisë si dhe identitetin e tij por nuk la dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për t,u qetësuar. Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjën, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën duke e lenë vogëlushen e sapolindur në maternitet. Por stafi mjekësor i ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjën në një qendër të posacme për foshnjat e sapolindura ne Tirane.
Aty do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në befotrof. E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi. Nëna e 15-vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdestare për një të moshuar.