Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin tragjik e ndodhur pasditen e sotme në Krujë ku një furgon doli nga rruga dhe u përmbys në kanal.
Dy viktimat janë Islam Malja dhe Lindita Mjekra, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një fëmijë i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në fshatin Bura në Nikël.
Shkak i aksidentit dyshohet një shqetësim shëndetësor i shoferit. Furgoni udhëtonte nga fshati Bura në drejtim të Niklës.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Informacion paraprak
Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit I.M.(shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere)dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(B.H/Faxweb)