Ditën e sotme 35-vjeçari grek, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me forcat RENEA, u përcoll në banesën e fundit.
Në ceremoninë mortore të tij, erdhën rreth 1500 persona nga Greqia, si dhe shumë të tjerë minoritarë grekë që ndodhen në Shqipëri. Kjo ceremoni u shoqërua me thirrje të vazhdueshme antishqiptare nga ekstremistët grekë. Por veç këtyra incidenteve kishte edhe të tjera momente që nuk u panë nga qytetari, pasi media shqiptare nuk u lejua të ishte afër.
Faxweb.al ka siguruar disa foto të këtyre momenteve, ku mes të tjerave shihen prindërit e Katsifas, që vuajnë humbjen e djalit të tyre. (B.B/ Faxweb.al)
Për më shumë shihni fotot e mëposhtme: