Ergys Kolaveri, i cili u lirua nga burgu ditën e sotme, do të ruhet 24 orë në ditë nga policia. Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi masën e sigurisë për të, duke e lënë në “Arrest shtëpie”, por me mbikqëyrje 24 orë nga policët dhe kamerat.
Sipas informacioneve, një vendim i tillë është marrë pasi autoritetet i frikësohen një hakmarrjeje. Ergys Kolaveri qe dënuar me 20 vite burg pasi akuzohej për atentatin me snajper të ndodhur në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit për shkaqe gjakmarrjeje.
Por nga ky atentat mbeti i plagosur gabimisht i dënuari nga Kosova, Lili Dulaj. Vetë Gazmir Daci është dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e vëllait të Ergys Kolaverit, Valmir Kolaveri.
Ai po ashtu ka plagosur edhe vëllanë tjetër të të pandehurit, Roland Kolaveri. Duke patur frikën e një hakmarrjeje, autoritetet kanë vendosur që për Ergys Kolaverin të ketë siguri 24 orë.