15:05 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Detajet, kush është pronari i mjetit ku u vra Ervin Dalipaj

19:41 | 25/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Detajet, kush është pronari i mjetit ku u vra Ervin Dalipaj

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin e ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit.

Në rubrikën ‘Opinion’, Hoxha tha se në atentat janë përdorur mbi 50 plumba dhe se  mjeti drejtohej nga Ervin Dalipaj.

Hoxha tha se Dalipaj ishte në kërkim që prej 26 janarit 2016, si i përfshirë në vrasjen e Gazmend Çollakut i cili u gjet i vrarë dhe i lidhur këmbë e duar. Sipas Hoxhës,  në natribanin që u gjet i lidhur Gazmend Collaku janë gjetur gjurmë gishtash të cilat dyshohet se janë të Ervin Dalipaj.

“Është ende herët për të folur dhe të mësuar se nga ka ardhur vdekja e tyre. Dyshohet se janë përdorur 50 plumba. Kur ka ndodhur ngjarja ajo që bie në sy është se drejtuesi i mjetit ishte Dalipaj. Ish oficeri i policisë ka qenë në kërkim që prej 29 janarit 2016 për shkak të atentatit që iu bë Gazmend Çollakut, i cili u gjet i lidhur këmbë e duar, pra ishte një ‘vrasje mesazh’. Gjatë hetimit u gjet se natribani me të cilin ishte lidhur Collaku u gjetën gjurmë gishtash. Dyshohet se gjurmët janë edhe të Ervin Dalipajt, sipas Prokurorisë. Nuk dihet ende nëse Dalipaj është pjesë e ngjarjes, pasi ai nuk ka shkuar në gjykatë. Ai mendonte se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Kemi të bëjmë me një drejtues policie që edhe vetë nuk kishte besim tek drejtësia”- tha Hoxha.

Ai gjithashtu tha edhe detaje lidhur me automjetin  që drejtohej nga Dalipaj dhe se në emër të kujt është targuar dhe i është prerë siguracioni.

 “Mjeti ka hyrë në korrik 2016 dhe është targuar, pra ka një pronar. Bëhet fjalë për një ‘Audi S8″ prodhim i vitit 2014, që është llogaritet të ketë një vlerë mbi 50 mijë euro. Një detaj interesant është se mjetit i është bërë edhe siguracioni në emër të një shtetasi, për të cilin mund të them vetëm inicialet E.H”, – tha Hoxha. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: ervin dalipaj
Pas

Vrasjet në Sukth/Familjarët tërheqin trupat nga morgu, kushëriri i Dalipajt s’i mban dot lotët: Kur e takova për herë të fundit

Para

Vrasjet në Sukth, 12 persona shoqërohen në polici

Para
Atentati mafioz në Tiranë-Durrës, dy të rinj vriten ndërkohë që automjeti i tyre ishte në ecje

Vrasjet në Sukth, 12 persona shoqërohen në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Rusia bombardon Pavlohradin: shkatërrohet fabrika dhe stacioni i zjarrfikësve

Athinë: arrestohet shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë, punonte për mafian turke

Sherr për Hapësirat Publike në Tushemisht: Përplasje mes Pronarëve të Hotelit dhe Kryeplakut

Vrasja në Mat: dy të dyshuar në burg, ata mohojnë përfshirjen

Makina Hyn Mes Turmës në Los Angeles, 28 të Plagosur, 9 Kritike

Himarë/Shkaktuan ndotje mjedisore nga shkarkimi i ujërave të ndotura të hotelit, procedohet penalisht administratorja e subjektit

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës Nuk Është Më e Pranueshme

Shqipëria në Krah të Izraelit: Spiropali Takon Familjarët e Pengjeve të Hamasit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.