Jo vetëm në periferi, shtëpitë e barit po kthehen në një fenomen gjithmonë e më të shpeshtë në vend dhe në zona të banuara madje.
Gjatë operacionit të nisur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” është zbuluar një shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës.
Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende. Një sasi e madhe droge është gjetur në vend.