Ka shkuar në 26 numri i të lënduarve nga përplasja e dy urbanëve tw linjës Tiranë-Kamëz dhe Uzina Autotraktori-Institut, mgjarje e ndodhur në mëngjesin e sotëm
Ndryshe nga çfarë u raportua në fillim ‘Fax News’ mëson se janë paraqitur në spita 26 persona që kanë mbetur të lënduar nga aksidenti.
Gazetarja Eksiola Shehu tha se sipas asaj që kanë rrëfyer të lënduarit jashtë kamerave dy autobusët për një kohë të gjatë kanë ecur paralel me njëri-tjetrin.
Shkak i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga autobusi i Institutit i cili ka goditur atë të Kamzës.
Të lënduarit ishin të gjithë nga autobusi i Kamzës. Personat që janë paraqitur në spital kanë pasur fraktura të ndryshme, përfshirë dhe thyerje të krahëve.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post