15:54 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Detajet/ Plagosje, drogë dhe vjedhje me dhunë. Kush janë dy të arrestuarit në Lezhë (EMRAT)

09:23 | 22/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detajet/ Plagosje, drogë dhe vjedhje me dhunë. Kush janë dy të arrestuarit në Lezhë (EMRAT)

Policia në Lezhë ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore pasi Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”.

Kështu është arrestuar  Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Ndërkohë që personi tjetër i arrestuar është Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës . Gjykata kishte vendosur për 25-vjeçarin  masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’

Njoftimi i policies:

Kurbin – Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Lokalizohen, kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim për të cilët Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim :

– Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89  të Kodit Penal.

—-

Nga forcat policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune profesionale të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim:

– Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: 38 vjeçbanues në LaçBruno CenaEriger ( Gentian) Bushi
Pas

Garë mes urbanëve të Kamzës, 6 pasagjerë plagosen nga përplasja

Para

“Nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”, Daçiç i hedh ”benzinë zjarrit” para sfidës së mbrëmjes

Para
“Nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”, Daçiç i hedh ”benzinë zjarrit” para sfidës së mbrëmjes

“Nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”, Daçiç i hedh ''benzinë zjarrit" para sfidës së mbrëmjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Akuzohet për rryshfet, arrestohet kryebashkiaku i Sorrentos Massimo Coppola

Një person i armatosur vret ndihmësit e kryetares së bashkisë të Meksikos në rrugës

‘Nuk kam pasur nevojë të blejë oriz’/ Deklarata e ministrit japonez solli dorëheqjen e tij pas pakënaqësive

Biden, 10 vite pa kontroll prostate/ Ish Presidenti amerikan, me kancer në fazë agresive

Putin viziton rajonin e Kurskut pas largimit të forcave ukrainase

“Fëmijët tanë po vdesin”, Gaza s’ka bukë e as ujë, 14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin

Kanadaja nis bisedimet me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës “Kupola e artë”

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Turqia “injoron” kundërshtimet e Greqisë dhe Qipros, Ankaraja gati të bashkohet me programet e mbrojtjes të BE-së

Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.