Sot është mbajtur mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në qytetin e Korçës, ku janë nënshkruar dhe 12 marrëveshje.
Megjithatë duket se edhe në këtë takim ku e gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar tek dy kryeministrat dhe tek qëllimet që do të parashtrojnë si synime për tu arritur në vijim nga të dy vendet, Kryeministri i Shqipërisë duket se nuk i ka mbaruar bisedat e rëndësishme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Tek sa zbresin shakllët e godinës së bashku me Haradinajn, Rama është ndalur në shkallë dhe zhvillon një bisedë të tensionuar me Xhafajn që duket nga gjestikulacioni i tij, (lëvizja e duarve), ndërkohë që Haradinaj pret prapa i “bllokuar” nga Rama.
Fatmir Xhafaj, por ëedhe Rama janë nën akuza të forta ditëve të fundit pas dështimit të operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë që akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës.
Enigmë është biseda mes tyre, por me problemet e aktualitetit politik në Shqipëri me siguri se ata nuk kanë qenë duke folur për Kosovën.
Opozita e akuzon ministrin e Brendshëm dhe Ramën si dekonspiruesit e operacionit për kapjen e ish-shefave të policisë. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=Xyl2Yy4UlpQ&feature=youtu.be