14:53 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detajet tronditëse/ Ajo përpëlitej në krevat, si e qëlloi gruan 3 herë me sopatë Skënder Hoxha (Flet dhe komshiu që dyshohej për tradhëti)

11:49 | 03/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detajet tronditëse/ Ajo përpëlitej në krevat, si e qëlloi gruan 3 herë me sopatë Skënder Hoxha (Flet dhe komshiu që dyshohej për tradhëti)

Detaje tronditëse mësohen nga vrasja e 53-vjeçares Antoneta Hoxha nga bashkëshorti i saj në Memaliaj, ngjarje e ndodhur në datën 30 Prill.

Pas dyshimeve se bashkëshortja e tradhëtonte me shtetasin Sokol Hoxha, Skënder Hoxha e ka vrarë gruan e tij në gjumë, ndërsa skena e përshkruar në dosjen e prokurorisë është makrabre.

Antoneta Hoxha ka marrë 3 plagë në kokë me sëpatë, ndërsa burri i saj ishte siguruar që ajo të vdiste, duke e goditur disa herë. Ai kishte dyshime se e shoqja kishte marrëdhënie jashtëmartesore, me një të afërmin e tij.

‘’Rreth orës 00 e 30 kur Antoneta ishte në gjumë ai ka marrë sopatën që kishte jashtë shtëpisë, te drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit, ku po flinte e shoqja dhe e ka goditur atë dy herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit me mykën e sëpatës. Ai e ka parë që me dy goditjet e para ajo nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe nga veshi, dhe po përpëlitej në krevat.

Në këtë moment ai e ka goditur edhe njëherë tjetër në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka konstatuar se ajo ka vdekur, ka fshehur sëpatën në një kazan me ujë jashtë shtëpisë. Më pas kë ndërruar rrobat dhe ka qëndruar në dhomën tjetër. Në orën 4 të mëngjesit ka shkuar te shtëpia e Hodo Hoxhës dhe e ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortes së tij”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Ndërkohë që për ngjarjen është pyetur dhe Sokol Hoxha, i cili ka mohuar kategorikisht që të kishte lidhje me viktimën, Antonetën, duke hedhur poshtë pretendimet e bashkëshortit të saj.

Ai tregon se me çiftin kanë pasur vetëm marrëdhënie familjare, dhe hyrje dalje, duke qenë se shtëpitë e tyre në fshat ishin pranë njëra tjetrës.

Sokol Hoxha thotë se ka shkuar në mëngjes në shtëpinë e çiftit, por nuk ka qenë në dijeni të konflikteve që ata mund të kishin.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit me burg për Hoxhën, i cili nuk shfaqte pendesë për krimin e kryer, cifti kishte 4 fëmijë të cilët jetonin në Tiranë dhe jashtë vendit.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: antoneta hoxhavrasja e antoneta hoxhes
Pas

Gruaja që vdiq 10 herë/ Blogerja e famshme rrëfen eksperimentin më të frikshëm: Jam e lumtur tani

Para

Albana Osmani braktis përfundimisht ”Top Channel”, sfidon veten me nismën e re

Para
Albana Osmani braktis përfundimisht ”Top Channel”, sfidon veten me nismën e re

Albana Osmani braktis përfundimisht ''Top Channel", sfidon veten me nismën e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.