05:54 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detajet tronditëse të përdhunimit të 13-vjeçares: Të miturit e kërcënuan se do i vrisnin prindërit, gjithçka nisi me një ese

13:13 | 07/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi i fortë i Berishës: Të gjithë autoritetet ishin në dijeni për përdhunimin e 13-vjeçares, nuk flisnin sepse…

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Durrës për 7 të miturit që akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13 vjeç në qytetin e Kavajës, kundrejt presioneve dhe shantazheve që asaj i bëheshin me një video intime.

Mësohet se denoncimi i nënës dhe vajzës në komisariat është bërë në datën 29.01.2019, 3 ditë përpara denoncimit të ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, po për ngjarjen nuk kishte pasur asnjë deklaratë nga ana e policisë.

Historia nis në tetor të vitit të shkuar me një pëlqim të të miturës ndaj një prej djemve i cilësuar në vendimin e Gjykatës si i mituri A. dhe e vënë nën presionin e tij emocional, ajo ka kryer me të marrëdhënie seksuale.

Komunikimi mes tyre kishte nisur në Instagram për një ese, ndërsa njiheshin së bashku që prej klasës së dytë. Pas kësaj, ajo është shantazhuar duke i thënë se video ishte regjistruar dhe nëse nuk kryente marrëdhënie me persona të tjerë, do të bëhej publike në rrjet.

‘’Pas dy ditësh, i mituri A i ka shkruar në instagram të miturës duke i thënë se shoku i tij H i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij dhe konkretisht shtetasve D, B dhe C.

Lidhur me këtë video e mitura ka deklaruar se nuk e ka parë A me telefon në dorë ditën që kanë kryer marrëdhënie dhe për këtë arsye nuk e di se si e kishte bërë videon. I mituri A i ka thënë gjithashtu se shoku i tij H i kishte thënë se ajo duhej të kryente marrëdhënie seksuale edhe me kushërinjtë e tij, në të kundërt do ta publikonin videon në internet.

E mitura i ka thënë të miturit A se këtë punë duhej ta zgjidhte ai, por ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte se çfarë të bënte pasi ia kishin marrë videon nga telefoni me pabesi”, thuhet në dosje.

Kjo e ka futur vajzën në një vorbull të rrezikshme, dhe është detyruar që të kryejë marrëdhënie dhe me miqtë dhe të afërmit e tij, në vende të ndryshme, vetëm e vetëm që videoja fillestare të mos bëhej publike.

Nga muaji Tetor deri në muajin Janar vajza është shtantazhuar në mënyrë të vazhdueshme në grup. Ndërkohë që në dëshminë e saj e mitura ka pranuar se ka tentuar që të vrasë veten, ndërsa dosja ka përmbajtje eskplicite, të cilat redaksia e Faxweb.al ka vendosur që të mos i bëjë publike.

‘’Përpara se të paraqiste kallëzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se djemtë po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do ti jepnin ata pasi të kryenin marrëdhënie seksuale i mituri A do të blinte pajisje lojërash në internet. Pasi e ka pyetur shtetasin A lidhur me ketë fakt ky i fundit e ka pohuar duke i thënë se sapo të blinin pajisjet do ta mbyllnin si muhabet.

Të premten e javës përpara se të bënte kallëzimin penal mësuesja kujdestare, 6 shtetasja M.B., e ka pyetur se çfarë marrëdhënie kishte ajo me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës.

Po kështu të dielën në drekë e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit”, thuhet më tej në dosjen hetimore.

Ndërkohë një prej të miturve, është shprehur se ka gënjyer se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në mënyrë që të mos dilte keq në sy të shokëve, dhe për këtë ka kërkuar që të mos vihej nën masën e arrestit me burg.

Nga ana tjetër, i mituri B mësohet se e ka kërcënuar vajzën e re, duke i thënë se njerëzit e tij kishin pistoleta dhe do ti vrisnin 13-vjeçares, babanë, nënën, dhe të motrat.

‘’Pas pushimeve të fundvitit, të miturës i ka shkruar në instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie se bashku dhe duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat, mamanë dhe babanë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Detajet e dosjes flasin për një plan të mirëmenduar nga ana e të miturve, që gjithçka do e finalizonin me blerjen e një pajisje në internet për të luajtur.

Protagonisti kryesor i ngjarjes, ish-i dashuri i vajzës, i mituri A. ka kërkuar që të dalë nga burgu me garanci pasurore, gjë që tregon se familja e tij ka qenë mirë ekonomikisht, dhe mund të ketë pasur influencë që qytetin e Kavajës, kërkesë kjo që është hedhur poshtë nga ana e Gjykatës.

Burime nga Gjykata e Durrësit bëjnë me dije se djemtë e arrestuar ndodhen gjithashtu në gjendje “shock-u” dhe nën panik pas daljes në dritë të kësaj ngjarjeje e cila ka tronditur mbarë opinionin publik, më së shumti për numrin e madh dhe moshën e re të abuzuesve të përfshirë në një marrëdhënie të detyruar seksuale me një vajzë të mitur.

Kujtojmë se Gjykata e Durrësit dha me datë 4 shkurt 2019 masë “arrest me burg” për të 7 të miturit e arrestuar (lexo këtu).

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 13 vjeçarjaDosjagjykataKavajeperdhunimvendimi
Pas

Alban Dudushi tregon pse u mërzit kur mori vesh që Blendi Fevziu mund të shkonte në “Top Channel”

Para

Armand Duka fiton zgjedhjet në UEFA

Para
Duka: Keqardhje për Vllazninë, por të gjithë morën atë që merituan

Armand Duka fiton zgjedhjet në UEFA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.