19:50 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

DETAJET/ U gjet para 4-ditësh i vdekur në një hotel në Fier, 80-vjeçari dyshohet se humbi jetën nga stimulantët seksualë

17:27 | 21/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
DETAJET/ U gjet para 4-ditësh i vdekur në një hotel në Fier, 80-vjeçari dyshohet se humbi jetën nga stimulantët seksualë

Një i moshuar është gjendur i vdekur në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit të dielën. 

Paraprakisht, policia thotë se ditën e dielë, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S., 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas të Fierit. I moshuari dyshohet se ka shkuar mbrëmjen e së shtunës në një nga hotelet që ndodhen në lagjen “Apollonia”.

Po ashtu, hetimet kanë ngritur dyshime se i moshuari ka hyrë në hotel së bashku me një grua rreth të pesëdhjetave. Pasi ka bërë pagesën e dhomës, ai dhe gruaja e paidentifikuar ende, kanë hyrë në dhomë dhe që nga ai çast, që mendohet të ketë qenë ora 19:00, i moshuari nuk ka dalë më, shkruan Panorama. 

Të dielën në mëngjes, kur pastruesja e hotelit ka hapur derën për të pastruar, ka gjetur në dhomë vetëm 80- vjeçarin, i cili nuk paraqiste shenja jete. Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja e tij, por paraprakisht policia dyshon se ka ardhur nga ataku kardiak.

Dyshohet se gruaja që ka zgjedhur të kalojë natën me të moshuarin, nuk është identifikuar ende, pasi ajo mendohet të jetë larguar nga hoteli sapo ka vënë re gjendjen e rënduar të të moshuarit. Frika e zbulimit të lidhjes dyshohet se e ka detyruar gruan të largohet nga hoteli fshehurazi.

Nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë stimulantët ata që mund ta kenë çuar drejt fundit fatal 80- vjeçarin.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Fiervdekje
Pas

Operacioni antidrogë “Bjondi” çon në burg 2 persona, kapen me 700 gramë heroinë (VIDEO)

Para

Ronaldo i gatshëm të paguajë dëmin për t’i shpëtuar burgut

Para
Ronaldo i gatshëm të paguajë dëmin për t’i shpëtuar burgut

Ronaldo i gatshëm të paguajë dëmin për t’i shpëtuar burgut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.