Këngëtarja Era Istrefi publikoi vetëm dy ditë më parë këngën e saj më të re, nga shtëpia e njohur diskografike “Ultra Music”.
Titullohet “Redrum” dhe duket se do të jetë kënga do që do futë Erën fuqishëm në tregun ndërkombëtar. Por pavarësisht numrit të madh të stafit që kanë shtëpitë e njohura diskografike, në realizimin e një kënge, duket se në diçka nuk kanë qenë shumë të vëmendshëm.
Me siguri që edhe juve ju ka shpëtuar ky detaj. Në fillim të klipit, në sekondën e tetë, në fustanin e kuq të Erës duket qartë një e grisur e fustanit. Nuk dimë cila ka qenë stilistja e Istrefit në këtë këngë, por me siguri që ky ka qenë ndonjë incident gjatë xhirimeve të klipit. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengon aspak suksesin e madh të “Redrum”. (J.V/Shuplaka)