Ndonjëherë postimi i një fotoje mund të shkaktojë debate të shumta për shkak të detajeve, që mund të duken pa rëndësi.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ish-Spice Girl-in, Vicotria Beckham, e cila ka postuar një foto të vajzës së saj Harper mbi një kalë, që ka një kurorë të dizajnuar në pjesën e pasme të tij.
Ajo e ka shoqëruar foton me shkrimin: “Duke kalëruar në rrezet e diellit, puthje nga Harper dhe princi i saj”.
Kjo ka krijuar konfuzion te ata që kanë parë foton, të cilët nuk po dallonin nëse kjo shenjë ishte realizuar nga prerja e qimeve apo ishte e djegur.
Një pjesë e madhe iu kundërvunë stilistes duke i shkruar se kalit i është shkaktuar dhimbje dhe tani ajo rrezikon zemërimin e aktivistëve për të drejtat e kafshëve. Fotoja është shoqëruar me komente të ndryshme si: “Duhej patjetër të digjej/gdhendej një kurorë në trupin e kalit”. Një tjetër shkruante: “Kjo gjë është mizore. Ata përdorin hekur të nxehtë për të bërë atë dizajn. E gjithë ajo dhimbje për çfarë?”
Me siguri Victoria-s do t`i duhet të japë një shpjegim për këtë gjë./Revista class
Discussion about this post